You are here
Home > Kombëtarja > E bujshme/ Abazaj duhet të mjaftohet me Audi A8! Anderlehti e fshin nga lista në Europë

E bujshme/ Abazaj duhet të mjaftohet me Audi A8! Anderlehti e fshin nga lista në Europë

“Abazaj nuk duhet të qëndrojë i mërzitur. Dërgojeni të sponsori ynë të zgjedh Audin që dëshiron”, u ka thënë trajneri belg drejtuesëve të klubit, që futbollisti shqiptar të hiqte disi mërzinë e akumuluar gjatë këtyre ditëve.

Por kjo mërzi e futbollistit shqiptar, Kristal Abazaj, nuk ishte vetëm për mos aktivizimin dhe grumbullimin në ndeshjet e para të kampionatit belg, por edhe për shkak të fshirjes nga lista në Europë. Klubi i Anderlehtit ka paraqitur listën e lojtarëve që do të ketë për në “Europa League” dhe atje mungon emri i Kristal Abazajt.

Ende nuk po kuptohet se çfarë ka ndodhur në ditët e fundit, pasi vlerësimi i drejtuesëve të klubit të Anderlehtit ka qenë i madh për sulmuesin shqiptar. Ndërsa për aftësitë dhe talentin që ai zotëron, asnjë nuk ka dyshime në Shqipëri, e tregoi në shumë raste sesa vlen.

Situata aktuale është kjo dhe duhet pasqyruar, Abazaj nuk do të luajë për Anderlehtin në “Europa League”.Madje emri i tij nuk mund të përfshihet edhe në rast të një dëmtimi të rëndë te ekipi belg, sepse trajneri Hein Vanhazebruk ka zgjedhur atje katër futbollistët e rinjë, Bornauë, Saelemaekers, Sambi Lokonga and Amuzu. /Shqipëria.ch/

Lista e plotë: Didillon, Boeckx, de Jong, Lawrence, Sanneh, Appiah, Cobbaut, Milic, Vranjes, Najar, Makarenko, Gerkens, Kums, Trebel, Morioka, Musona, Saief, Kayembe, Bakkali, Dimata, Santini and Dauda.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top