
Rreth 5 vite me ekipin e Dinamo Zagrebit, rasti i Endri Çekiçit është disi i pazakontë sa i përket futbollistëve shqiptarë. Kohë e gjatë për këtë lojtar me gjigantët kroat, që nuk i dhanë asnjëherë besim në ekipin e parë.
Por nga ana tjetër, asnjë huazim nuk po vinte për Çekiçin, që zotëron një klas të lartë në mesfushë. Së fundmi, janë mediat kroate ato që zyrtarizojnë kalimin e futbollistit shqiptar.
Çekiçi flitet se ka kaluar edhe testet mjekësore, me ekipin e Olimpi Ljubjana në Slloveni. Ky ekip ndodhet në vendin e dytë në elitën e kampionatit slloven.
Ende nuk bëhet e ditur se për çfarë shifrash është bërë ky kalim, por “Romantika” shkruan se marrëveshja është arritur për një shifër simbolike, duke mbajtur një të drejtë dhe përqindje në shitjen e rradhës së Çekiçit. /Shqiperia.ch/