Graham Potter është një trajner me aftësi të mëdha, ndërsa bëri një jehonë të madhe në Europë me ekipin e Ostersundit. Askush nuk e priste që një skuadër e tillë modeste, të hidhte hapa të mëdhenj në Europa League.
Swansea ishte klubi anglez që i hapi menjëherë dyert këtij tekniku, për të marrë drejtimin në “Championship”. Megjithëse rezultatet nuk ishin ato që priteshin, për një kalim në “Premier League”, loja që bënte skuadra angleze ishte i një tjetër niveli.
Kjo pasi Swansea dominonte gjithmonë ndeshjen, duke mbajtur topin thuajse si Manchester City në kampionat sa i përket përqindjes ndaj rivalit. Por një shndërrim erdhi edhe për Bersant Celinën, teksa lojtari shqiptar u bë më i frikshëm, duke shënuar kryevepra dhe gjetur rrjetën lehtësisht.
E gjitha kjo falë besimit të trajnerit, që e konsideronte yllin e Kosovës të paprekshëm. Nuk kishte sesi Potter të qëndronte pa “Premier League”, me klubin e Brightonit që e ka marrë për sezonin e ardhshëm. Celina ka reaguar menjëherë mbi këtë lëvizje, duke shkruar në rrjetet sociale vetëm tre fjalë: “Ishte vërtet kënaqësi”. /Shqiperia.ch/