Lorik Cana e kishte bekuar, kapiteni te Shqipëria duhet të ishte prej kohësh Elseid Hysaj. Mesa duket në takimin ndaj Skocisë, shiriti do të shkojë në krahun e duhur.
Duke marrë parasysh kërkesën kryesore të Panuçit në dhënien e shiritit, atë të vjetërsisë për ndeshjet e luajtura, atëherë ylli i Napolit do të na udhëheq për mbrëmjen e sotme, duke ditur edhe formacionin me të cilin Shqipëria do të zbresë në fushën e lojës.
Një situatë disi e çuditshme për “kapitenin e konferencave”, Agollin, që qendron përkrah Panuçit në deklaratat për shtyp si kapiten i kuqezinjve, por në fund nuk aktivizohet asnjë minutë në fushën e blertë. Në ndeshjen e fundit ishte Jahmir Hyka njeriu që ishte kapiteni i Shqipërisë, por në ditën e sotme edhe ai pritet ta nisë nga stoli. /Shqipëria.ch/