
Duhet edhe pak kohë që Kombëtaret të rifillojnë grumbullimet e tyre për fazën e ndeshjeve të eleminatoret e Europianit 2020. Në kampin kuqezi duket se nuk po kalojnë një situatë të mirë përsa i përket finalizimit të golave, ku tek kjo gjë mund të bazohemi edhe në sfidat eliminatore që luajtën djemtë e Panuçit në kompeticionin “Liga e Kombeve”.
Prej kohësh Shqipëria është cilësuar si një Kombëtare në tranzicion ku hyrjet dhe daljet kanë qënë të shumta. Edhe në këto eleminatore të ardhshme priten që Panuçi të afrojë djemë të tjerë, të rinjë dhe me prespektivë. Shumë analistë sportiv, por edhe tifozë presin me padurim lojtarin e Winterthur që aktualisht është pjesë e Shqipërisë U-21, Taulant Seferi, për t’iu bashkuar kuqezinjve të Panuçit që në ndeshjet e shkuara. Ky i fundit ka treguar se ka një potencial tepër të madh për t’iu bashkuar Kombëtares së parë dhe gjithashtu mund ta përballojë edhe atë lloj presioni të veçantë që të dhuron ajo fanellë.
Mes futbollistëve të tjerë që mund të jenë afrimet e rradhës tek kuqezinjtë është edhe sulmuesi Françesko Tahiraj, teksa ditën e fundit u zyrtarizua tek skuadra kroate e Hajdukut të Splitit, por çdo gjë varet nga performanca e mesfushorit 22 vjeçar me ekipin e tij të ri. I fundit që mund të përmendim, por jo nga rëndësia, është i shumë përfoluri Durmishaj. Fiorini këtë sezon mund të themi se po kalon një formë tepër të mirë me klubin e tij të Panioniosit, ku cilësohet si pika kyçe e sulmit të ekipit grek. Duke parë aftësitë e tij, Durmishaj mund të jetë gjithashtu edhe si zgjidhja e “dhimbjes së kokës” së trajnerit të Kombëtares, pasi pjesa sulmuese e kuqezinjve ka çaluar së tepërmi vitin që lamë pas.
Dikur pika më e dobët e Panuçit, por në këto kualifikuese Europiani, këto tre afrime të reja të mundshme dhe rikthimi i Armando Sadikut e Rei Manajt në formën më të mirë, sulmin mund ta shndërrojnë në pikën më të fortë. /Shqiperia.ch/