You are here
Home > Kombëtarja > E ardhmja enigmatike e shkodranit, PSG i jep një zgjidhje Elseid Hysajt për preferencë të dytë

E ardhmja enigmatike e shkodranit, PSG i jep një zgjidhje Elseid Hysajt për preferencë të dytë

E ardhmja e Elseid Hysajt mbetet ende enigmatike, ndërsa shumë prej skuadrave të njohura që kishin shfaqur interes për të transferuar mbrojtësin shkodran, janë kompletuar me futbollistë të tjerë.

I mbetur te Napoli si një lojtar i padëshiruar nga tifozët, por edhe me mungesën e besimit të drejtuesëve, PSG bën një lëvizje që i jep disi zgjidhje kësaj situate. Skuadra e Ançelotit zotëron aktualisht tre mbrojtës të krahut të djathtë.

Di Lorenzo që erdhi me bujë në merkaton e verës dhe projektohet si titullar, pa harruar Malkuit dhe Hysajn. Njëri mes këtyre të fundit do të largohet, ndërsa PSG ka ofruar deri në 25 milionë euro për transferimin e mbrojtësit francez, Malkuit. Në këtë mënyrë mes një sezoni të gjatë dhe ndeshjeve në “Europa League”, Hysaj do të kishte mundësi aktivizimi në fushë te Napoli. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top