
Kristian Panuçi që ka qenë i pranishëm në “Selman Stërmasi” për të ndjekur më nga afër takimin mes Partizanit dhe Kastriotit. Një takim të veçantë në stadium, trajneri i Shqipërisë pati me kolegun e tij, Vicenzo Alberto.
Ky i fundit ka marrë drejtimin e Lirisë së Prizrenit, ndërsa kishte zgjedhur për të parë ndeshjen e Partizanit nga afër. Një shkrepje është kapur në këtë moment nga Alberto, që në rrjetën sociale e ka etiketuar Panuçin si legjendën italiane të futbollit, sigurisht që pa e mohuar edhe se kujt i përkiste aktualisht.
Dy trajnerë italianë që punojnë në Shqipërinë natyrale, nga Liria e Prizrenit në Partizanin e kryeqytetit. Sa shumë që kohët kanë ndryshuar, tashmë nuk janë vetëm shqiptarët që “shtegtojnë” për t’i shfaqur pasionet e tyre në vëndet e Europës. /Shqiperia.ch/