
Shkëndija e Tetovës në mbrëmjen e djeshme u mposht nga norvegjezët e Rosemborgut me rezultatin 0-2, dhe rezultat të përgjithshëm 5-1.
Vlen për t’u theksuar fakti se tetovarët e kishin në dorën e tyre kualifikimin pasi shpërdoruan dy 11-metërsha me anë të Ibrahimit dhe Eminit. Rastet për kuqezinjtë nuk kishin të mbaruar, ndonëse lojtarët e tyre nuk ishin tepër finalizues.
Shkëndija e tetovës me lojën e zhvilluar ishin tepër produktive gjatë gjithë fazes kualifikuese, ndërsa është hera e tretë rradhazi që eleminohet në fazen e play-offit.
Tani misioni i këtij ekipi është rikthimi në kampionat, atje ku duhet të rivalizojë sërisht me Vardarin për t’ja dalë në mbrojtjen e titullit kampion. /Shqipëria.ch/