You are here
Home > Futboll Bota > Dy ndryshime në “Instagram” dhe zbulohet gjithçka, largohet një lojtar shqiptar nga Arsenali

Dy ndryshime në “Instagram” dhe zbulohet gjithçka, largohet një lojtar shqiptar nga Arsenali

Në kohët aktuale është më e thjeshtë për të zbuluar transferimin apo largimin e një futbollisti. Ndonjëherë mjafton vetëm të kërkosh profilin e tij në rrjetet sociale, për të zbuluar gjithçka. Kjo ka ndodhur edhe me Shkodran Mustafin, që konsiderohet i larguar nga Arsenali.

Fillimisht mbrojtësi hoqi foton e profilit ku gjendej me fanellën e klubit të Arsenalit, për ta zëvendësuar me një tjetër që nuk kishte asnjë lidhje me ekipin. Një ndryshim i dytë do të ishte edhe shprehja që Mustafi kishte dikur në “Instagram”: “Lojtar i Arsenalit”.

Tashmë ajo është ndërruar në “kthehem në më të mirën”, për të treguar hapur lëvizjen që do të kryhet në merkaton verore. E gjitha kjo ka rënë në vështrimin e tifozëve të Arsenalit, që janë të lumturuar pas një sezoni zhgënjyes që Mustafi bëri me ekipin e tyre. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top