Ndërsa takimi i Shqipërisë me Turqinë afron gjithmonë e më tepër, me vëmendje të madhe pritet lista e kuqezinjve. Në ndryshim nga takimet e kaluara, këtë herë Panuçi mund të marrë frymë lirisht.
Nga rikthimet e vjetra te afrimet e reja, kjo Shqipëri premton vërtet shumë. Por ajo që të mbush më shumë me shpresë, ngelet mesfusha. Aty gjenden lojtarë si Abrashi dhe Bare, që në ekipet e tyre njihen me nofkën “pitbulli”.
Të palodhshëm mbeten për të përshkruar çdo pjesë të fushës. Nëse marrim për bazë ndeshjet e shkuara dhe formën që kanë treguar këta lojtarë, 20 kilometra në fushë Shqipëria i përshkruan vetëm me dy mesfushorët e saj. Për këdo që është pjesë e futbollit, e kupton faktin që për një trajner një gjë e tillë është një luks i jashtëzakonshëm. /Shqiperia.ch/