You are here
Home > Kombëtarja > Dy mesfushorët e Shqipërisë për 20 kilometra, çfarë oksigjeni që ndjen Panuçi

Dy mesfushorët e Shqipërisë për 20 kilometra, çfarë oksigjeni që ndjen Panuçi

Ndërsa takimi i Shqipërisë me Turqinë afron gjithmonë e më tepër, me vëmendje të madhe pritet lista e kuqezinjve. Në ndryshim nga takimet e kaluara, këtë herë Panuçi mund të marrë frymë lirisht.

Nga rikthimet e vjetra te afrimet e reja, kjo Shqipëri premton vërtet shumë. Por ajo që të mbush më shumë me shpresë, ngelet mesfusha. Aty gjenden lojtarë si Abrashi dhe Bare, që në ekipet e tyre njihen me nofkën “pitbulli”.

Të palodhshëm mbeten për të përshkruar çdo pjesë të fushës. Nëse marrim për bazë ndeshjet e shkuara dhe formën që kanë treguar këta lojtarë, 20 kilometra në fushë Shqipëria i përshkruan vetëm me dy mesfushorët e saj. Për këdo që është pjesë e futbollit, e kupton faktin që për një trajner një gjë e tillë është një luks i jashtëzakonshëm. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top