
Ky vit kalendarik në botën e futbollit nisi në mënyrën më të keqe, pas zhdukjes së lojtarit argjentinas, Emiliano Sala. Ky i fundit së bashku me pilotin e tij, humbën gjurmët teksa po udhëtonin drejt Uellsit, pasi Sala kishte nënshkruar një kontratë me skuadrën e Kardifit dhe do të ishte pjesë e tyre që në këtë janar.
Por gjërat nuk shkuan ashtu siç mund të ëndërronte sulmuesi 28-vjeçar, ku ende edhe sot e kësaj dite, akoma nuk ka ndonjë informacion zyrtar mbi zhdukjen e tij. Shumë njerëz e mendojnë të vdekur, pasi askush nuk mund të mbijetojë një rrëzimi të avionit në det dhe asnjë njeri nuk mund të rezistojë në ujë për kaq kohë. Kështu bota e futbollit këtë javë është në zi, veçanërisht ekipet e kampionatit anglez.
Këtë fundjavë në këtë vend, u luajtën sfidat e vlefshme për FA Cup, ku Federata Angleze e Futbollit, kërkoi të mbahej një minutë heshtje para fillimit të takimeve respektive, ndërsa lojtarët të kishin shiritin e zi në krahë.
E veçanta ka ardhur në ndeshjen mes Millwall-Everton, ku të dyja skuadrat dolën nga rregulli dhe përbën përjashtimin, duke mos bërë asgjë nga ato që Federata Angleze e Futbollit kishte parashikuar për rastin e Salas. Drejtuesit e klubeve u shprehën se nuk mund të vendosin shirita të zinjë në krahët e lojtarëve të tyre, pasi Sala nuk është i vdekur, për sa kohë ekzistonte edhe mundësia(dëshira) që ai të jetë dukë bërë të gjitha përpjekjet, për t’u lidhur me pjesën tjetër të njerëzve.
Kujtojmë që kërkimet për sulmuesin nga policia e shteteve respektive janë ndërprerë zyrtarisht, por ajo çka mund të theksojmë është se janë mbledhur rreth 300 mijë euro fond nga vullnetarët, të cilët kanë punësuar polici private për të vazhduar sërish kërkimet. Ende nuk ka asnjë të re, por për sa kohë ka shpresë, nuk ka asnjëherë fund të përcaktuar. /Shqiperia.ch/