You are here
Home > Kombëtarja > Dy jetë dhe shtatë shpirtra, Panuçi dhe piloti Ibotson i rastit “Sala” lanë udhëtimin e fundit

Dy jetë dhe shtatë shpirtra, Panuçi dhe piloti Ibotson i rastit “Sala” lanë udhëtimin e fundit

Ndonjëherë jeta tregohet aq ironike, aqsa gjithçka ndodh shkon përtej një rastësie të rëndomtë dhe duket një përllogaritje perfekte. Janë shumë raste për ta dëshmuar sadopak këtë gjë. Nuk kemi pse shkojmë shumë larg, mjafton të ngelemi te kombëtarja shqiptare, ashtu siç gjithmonë “Shqiperia.ch” bën në punën e saj.

Besimtari më i madh, duhet të jetë padyshim trajneri i Shqipërisë, Panuçi. I shkoi aq shumë pranë vdekjes dhe u largua prej saj, sepse kishte harruar valixhet. Sigurisht, në botën tjetër nuk të duhen rroba për t’u marrë më vete, por kështu mendoi Panuçi dhe rezultoi vendimi i jetës.

Më saktësisht bëhet fjalë për vitin 1996, kur Panuçi ishte kapiteni i Italisë dhe do të shkonte në Lojrat Olimpike Atlanta 1996. Dëmtohet dhe kërkon të rikthehet në vendlindje. Italiani merr avionin e linjës New York-Paris, që më pas të shkonte në Milano. E humbi këtë udhëtim për shkak se kishte harruar valixhet. Më pas do të merrte vesh se avioni që kishte humbur, ishte përplasur dhe të gjithë pasagjerët kishin ndërruar jetë.

Jo më pak ironike ishte edhe historia e pilotit britank, Dave Ibotson. Rasti më i freskët, i pilotit që tani duhej të gjendej me Emiliano Sala, kudo ku ky i fundit ndodhet aktualisht. Në mënyrë ende të mistershme dhe në sekondën e fundit, është vendosur të ndërrohet piloti. Dave Henderson do të merrte pilotimin e avionit, ndërsa Ibotson do të shpëtonte nga udhëtimi i fundit.

Megjithëse ndryshe nga Panuçi, Ibotson, supozohej të kishte komandat në dorë, asgjë nuk do të ndryshonte. Nuk bëhet fjalë për zotësi në pilotim, por ai avion që u nis për transferuar Sala, ishte i destinuar për t’u zhdukur. Duke e nisur nga baza, i projektuar për të udhëtuar në ditë dhe kushte atmosferike të mira, mjeti udhëtues u nis në mbrëmje me përpjekje të katërt gjatë ngritjes, e në mes të acarit të dimrit. Sigurisht, edhe Ibotson në këtë rast thjeshtë do të linte komandat e avionit dhe me duart të bashkuara me njëra-tjetrën, të niste lutjet që dikush të tregohej i mëshirshëm me të. Por disa njerëz i kanë dy jetë dhe shtatë shpirtra, aqsa mund të dalin edhe me këmbët e tyre nga vdekja sepse fati u buzëqesh. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top