
Ndërsa Shqipëria po vazhdon të stërvitet në Tropikal për dy ndeshjet e rradhës, zhvillime të reja ka në kampin kuqezi. Jo edhe shumë pozitive, pasi Ledian Memushaj ndjen shqetësime dhe sipas asaj që raporton “Supersport”, mund të braktis grumbullimin ditën e nesërme.
Për të vazhduar më tej, edhe Egzon Binaku nuk ka mbërritur në Durrës, për një dëmtim që ende nuk po kuptohet shkalla e tij. FSHF pret nga momenti në moment ekzaminimet e klubit, për të parë nëse mbrojtësi do të jetë i gatshëm.
Në kushte të tilla, trajneri Reja po mendon edhe për dy ftesa të tjera, që do të zëvendësonin të larguarit. Gjithsesi nuk bëhet fjalë për të shkuar shumë larg, pasi lojtarët e shumëkërkuar nga tifozët si Bare apo Manaj, nuk lejohen më nga skuadrat e tyre të largohen, për çështje të afateve që duhen respektuar. Kështu që alternativa më e mirë, ngelet grumbullimi i lojtarëve të Superiores apo atyre nga moshat. /Shqiperia.ch/