You are here
Home > Kombëtarja > Dy dëmtime krijojnë mëdyshje te Kombëtarja, trajneri Reja mendon për ftesa të reja

Dy dëmtime krijojnë mëdyshje te Kombëtarja, trajneri Reja mendon për ftesa të reja

Ndërsa Shqipëria po vazhdon të stërvitet në Tropikal për dy ndeshjet e rradhës, zhvillime të reja ka në kampin kuqezi. Jo edhe shumë pozitive, pasi Ledian Memushaj ndjen shqetësime dhe sipas asaj që raporton “Supersport”, mund të braktis grumbullimin ditën e nesërme.

Për të vazhduar më tej, edhe Egzon Binaku nuk ka mbërritur në Durrës, për një dëmtim që ende nuk po kuptohet shkalla e tij. FSHF pret nga momenti në moment ekzaminimet e klubit, për të parë nëse mbrojtësi do të jetë i gatshëm.

Në kushte të tilla, trajneri Reja po mendon edhe për dy ftesa të tjera, që do të zëvendësonin të larguarit. Gjithsesi nuk bëhet fjalë për të shkuar shumë larg, pasi lojtarët e shumëkërkuar nga tifozët si Bare apo Manaj, nuk lejohen më nga skuadrat e tyre të largohen, për çështje të afateve që duhen respektuar. Kështu që alternativa më e mirë, ngelet grumbullimi i lojtarëve të Superiores apo atyre nga moshat. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top