You are here
Home > Kombëtarja > Dy asiste dhe një gol, flet njeriu i momentit te Shqipëria: Ndeshje e përkryer!

Dy asiste dhe një gol, flet njeriu i momentit te Shqipëria: Ndeshje e përkryer!

Myrto Uzuni është shpallur sërish lojtari i ndeshjes, teksa ditën e sotme në sotme në sfidën e Kupës që kishte skuadra e tij e Lokomotivës së Zagrebit kundër Zadar, arriti të dhurojë dy asist dhe të shënojë një gol. Legjionari i Kombëtares dita-ditës po kthehet në pikën e referimit tek skuadra kroate e Lokomotivës.

Menjëherë pas ndeshjes, Uzuni është shprehur shumë i lumtur për paraqitjen që bëri kundër Zardarit, ku thekosi se ishte një kualifikim i bukur pasi përballjen e nisën në disfavor. Ai gjithashtu thekosi se skuadra e Lokomotivës humbi shumë energji në këtë përballje, por do të bëjnë të pamundurën që në sfidën e rradhës kundër Istrës të jenë në gjëndjen e tij më të mirë.

“Ishte një ndeshje e përkryer dhe një fitore e bukur pasi  erdhi me një kthim rezultati. Sot shpenzuam shumë energji, por padiskutim do të jemi tepër të përgatitur në ndeshjen e së shtunës kundër Istrës. Uroj të rifitoj energjitë plotësisht dhe të jem akoma më I dobishëm për ekipin”, përfundoi Uzuni

Kujtojmë që mesfushori me tipare sulmuesi, Myrto Uzuni që prej disa muajsh është transferuar në Kroaci, po tregon edhe një herë tjetër aftësistë e tij më të mira. Me anë të këtyre paraqitjeve, Uzuni arriti që te debutojë edhe me Kombëtaren e Panuçit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top