
Ditën e sotme janë luajtur sfidat e rradhës në kampionatin grek, ku ndër të tjera po ndalemi tek përballja mes Panionosit dhe Asteras. Vendasit arritën të fitonin me rezultatin e ngushtë 1 me 0, ku golin e vetëm të takimit, arriti ta shënonte pikërisht Fiorin Durmishaj.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, lojtari shqiptar është shprehur i lumtur për golin e tij dhe se arriti t’i dhuronte skuadrës së Panionosit 3 pikë shumë të vyera. Ai theksoi se të gjithë shokët e tij të skuadrës kanë kaluar një ankth dhe se po kalojnë një situatë shumë të vështirë përsa i përket finalizimit të golit. Durmishaj veçoi faktin se sulmi i skuadrës së tij nuk ka saktësinë përfundimtare në finalizimin e golave. Ndër të tjera, 22-vjeçari u shpreh nuk i intereson asgjë rreth zërave të merkatos që filten për të dhe se është 100% lojtar i Panionosit.
“Ne kemi pasur ankth, është e vetmja gjë që mund të themi se situata është e vështirë, por ne po përpiqemi. Ne jemi më të fortë dhe në garat e mëparshme nuk kemi treguar se kush jemi me të vërtetë. Nuk do të ndalemi derisa të arrijmë te qëllimi. Përtej kësaj, ne duhet të shënojmë më shumë. Është një çështje e sulmit, nuk kemi saktësinë përfundimtare. Jam te Panioniosi dhe nuk më intereson asgjë nga jashtë, jam 100% në ekip”, përfundoi Fiorin Durmishaj. /Shqiperia.ch/