You are here
Home > Futboll Bota > Durmishaj provon emocionet e para si grek, del me humbje nga stadiumi kundër Turqisë

Durmishaj provon emocionet e para si grek, del me humbje nga stadiumi kundër Turqisë

Fiorin Durmishaj ka provuar emocionet e para me fanellën greke. Sulmuesi që zgjodhi të braktiste kuqezinjtë për helenët, ka luajtur për disa minuta në humbjen ndaj Turqisë.

Trajneri i helenëve ka zgjedhur që të aktivizojë futbollistin që dikur mbajti veshur fanellën e Shqipërisë në minutën e 65 të takimit. Megjithatë eksperienca fillestare me Kombëtaren e re ishte për t’u harruar për Durmishajn.

Kjo pasi Turqia arriti të fitonte në shifrat 2-1, duke e mbyllur historinë e ndeshjes që në pjesën e parë, ndërsa ngushtimi i shifrave erdhi në sekondat e fundit të takimit. Tashmë këtij futbollisti i mbetet të shpresoj se do të jetë një lojtar i rëndësishëm i projektit të Greqisë, përtej disa minutave që do të marrë edhe në kualifikuese, për të djegur përfundimisht mundësinë e një lëvizje të mundshme. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top