You are here
Home > Kombëtarja > Durmishaj “e bën rrugë” ndaj Lilës, i shënon për herë të tretë rradhazi

Durmishaj “e bën rrugë” ndaj Lilës, i shënon për herë të tretë rradhazi

Në Greqi janë luajtur ndeshjet e fazës 1/8 për kupën vendase. Skuadra e Panionios kaloj më tej duke mposhtur në ndeshjen e kthimit Janinën më rezultatin e pastër 2-0. Edhe në këtë takim Fiorin Durmishaj shënoi një tjetër gol. Në ndeshen e parë luajtur në Janinë, sulmuesi shqiptar shënoi në barazimin 1-1 falë një penalltie.

E njejta ndodhi edhe sot, Durmshaj realizon golin e parë të takimit po nga pika e bardhë e penalltisë. Është e treta ndeshje rradhazi që sulmuesi 22 vjeçar i shënon skuadrës së Andi Lilës. Ndërkohë mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk është aktivizuar gjatë ndeshjes. Në Greqi emrin e Durmishaj po e lakmojnë disa skuadra ku Olimpiakos ka shfaqur interesime të drejtpërdrejta./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top