You are here
Home > Futboll Bota > Durmishaj dhe Vrushaj zgjedhin Greqinë, menaxhohen nga e njëjta agjensi greke

Durmishaj dhe Vrushaj zgjedhin Greqinë, menaxhohen nga e njëjta agjensi greke

Pas Fiorin Durmishaj që ka zgjedhur përfundimisht Greqinë, edhe Vrushaj ka përfunduar në listën e helenëve. Futbollisti i Willem II është ftuar së fundmi sërish nga Greqia U-21, për dy takimet miqësore që do të zhvillohen në mars.

Zhgënjim i madh për tifozët shqiptarë, me dy futbollistë shqiptarë që na braktisin për të zgjedhur fqinjët tanë. Por një tjetër e përbashkët mes Durmishajt dhe Vrushajt, është edhe agjensia që i menaxhon.

Bëhet fjalë për “Prosport International”, që zotëron në 98% të saj vetëm futbollistë me origjinë greke. Në vendimet e këtyre futbollistëve, nuk përjashtohet që një dorë të madhe të ketë edhe pjesa e menaxhimit, që mbron pastër interesat e Greqisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top