
Përmbledhja e ndeshjes
90’+3′ Përfundon takimi. Kosova është e frikshme, 24-3 statistika e goditjeve në portë dhe 3-1 rezultati ndaj Maltës.
90′ Mbyllet koha e rregullt. Ka 3 minuta shtesë.
80′ Si mund të jetë mbrojtës ky njeri? Kjo nuk kuptohet. Predha e Kololli ndalet në rrjetë. Të dytin personal dhe të tretin për Kosovën. Kosovë-Maltë 3-1.
67′ Tani “PO”. Muriqi merr një top brenda zonës dhe e dërgon në rrjetë. Shpërthen stadiumi. Kosova-Maltë 2-1.
61′ Zeneli gjen të vetëm Muriqin në zonë, por ky i fundit kërkon spektaklin duke tentuar një gol me finte. Dështon sigurisht!
51′ Surprizë në “Fadil Vokrri”. Lojtarët e Maltës ndëshkojnë Kosovën pas goditjes së këndit, falë gabimit në vendosje. Kosovë-Maltë 1-1.
46′ Nis pjesa e dytë, asnjë zvendësim nga Shaland.
45′ Mbyllet pjesa e parë. Kosovë-Maltë 1-0 (Kololli).
43′ Nuk mund ta besojë as Muriqi. Një krosim fantastik vjen nga krahu i djathtë, Muriqi me portën e boshatisur dërgon topin jashtë. Tifozët brohorasin për një moment, por kemi të bëjmë vetëm me rrjetë të jashtme.
41′ Zhegrova bën gjithçka mirë, driblon dhe futet në zonë, por fati i mohon golin e dytë. Topi përfundon në shtyllë dhe del në këndore. Me të drejtë, lojtari vendos duart në kokë.
30′ Asgjë për t’u çuditur, flasim për mbrojtësin më në formë të Kosovës. Kololli ka arritur të gjejë golin e avantazhit, teksa gjendej i vetëm përballë portierit. Kosovë-Maltë 1-0.
13′ Zhegrova është fantastik, por gjuajtja e tij drejt portës ndalet nga poriteri kundërshtar.
9′ Minuta e 9 dhe tashmë zakoni i pëhershëm. Tifozët ngrihen dhe brohorasin për legjendën e futbollit që ka ndërruar jetë, Fadil Vokrrin.
1′ Nis takimi. Topin e parë e gjuajnë vendasit.
Përpara takimit
Kosova do të luajë pas pak në “Fadil Vokrri”, ndeshjen tretë në Ligën e Kombeve ndaj Maltës. Siç premtoi edhe më herët, trajneri Shaland ka hedhur në fushë 11 lojtarët më të mirë të momentit duke luajtur me një sulëm mjaft të fuqishëm.
Zhegrova ka dal fitues nga balotazhi me Rashicën, por edhe me lojtarin më të mirë të momentit, Kastratin, ndërsa nga ana tjetër starton Zeneli. Maja e sulmit do të udhëhiqet me Muriqin i ndihmuar pas krahëve nga Valon Berisha.
Ndërkohë që stadiumi ka nisur të mbushet dhe në mbrëmjen e sotme, pritet spektakël në tribuna, pasi janë shitur të gjitha biletat. Një veshje që ka rënë në sy nga stadiumi “Fadil Vokrri” gjatë këtyre momenteve, ishin një grup tifozësh që ishin me plis dhe flamurin e Kosovës. Gjithashtu, për t’u përmendur është fakti se futbollistët “dardanas” të ndikuar nga fryma europiane, janë paraqitur me kostume në fushën e lojës.
Dardanët kryesojnë grupin D më katër pikë ndërsa ndaj Maltës kërkohet sigurimi i kokës së grupit. Më poshtë formacioni zyrtar i takimit Kosovë – Maltë e cila fillon në orën 20:45. /Shqiperia.ch/
Formacioni zytar
Në portë: Ujkani (c)
Në mbrojtje: Vojdova, Rrahmani, Aliti, Kololli
Përpara mbrojtjes: Shala, Kryeziu
Mesfushë: Zhegrova, Berisha, Zeneli
Në sulm: Muriqi