You are here
Home > Futboll Bota > Dukej si një stimulim, holandezi mbyll karrierën pas dëmtimit dhe largohet me ambulancë

Dukej si një stimulim, holandezi mbyll karrierën pas dëmtimit dhe largohet me ambulancë

Një ngjarje krejtësisht e veçantë ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme, atje ku Venlo është përballur me Heracles. Rezultati ishte i fundit që kishte rëndësi në këtë ndeshje, që u ndërpre pas një situate të pazakontë.

Gjithçka u ndërpre pasi një prej futbollistëve të Venlos, rrezikoi seriozisht shëndetin e tij. Futbollisti Jerold Promes është larguar me barrela dhe ambulancë, ndërsa për disa minuta shkaktoi panik të madh edhe te vetë shokët e skuadrës.

Kjo pasi mbrojtësi 34-vjeçar nuk po jepte shenja jete fillimisht, duke detyruar arbitrin të ndal gjithçka për 20 minuta. Megjithëse ende enigmatike mbetet disi mënyra e dëmtimit të tij, sepse u lëndua vetëm nga një rrëshqitje në fushë, ndërsa kontakti me kundërshtarin thjeshtë nuk ekzistonte. Si një simulim dukej e gjitha kjo skenë fillimisht, por sipas informacioneve të para që vijnë nga Holanda, dyshohet se karriera e këtij lojtari ka marrë fund. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top