You are here
Home > Kombëtarja > Duka shprehet optimist: Stadiumi gati shumë shpejt, Turqia veproi ndaj tifozëve kuqezi sipas rregullave të tyre

Duka shprehet optimist: Stadiumi gati shumë shpejt, Turqia veproi ndaj tifozëve kuqezi sipas rregullave të tyre

Ndërsa ngelen edhe pak minuta nga nisja e përballjes mes Turqisë dhe Shqipërisë, ka folur edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit. Në një intervistë për “Supersport”, Armand Duka ka vendosur përfundimisht edhe sa i përket “Arenës Kombëtare”, që do të jetë gati për sfidat e nëntorit.

Kur flitet për problematikat e nxjerra nga Turqia me tifozët shqiptarë, presidenti i FSHF-së është shprehur se janë respektuar ligjet dhe rregullat e nxjerra nga vetë shteti i tyre.

“Ne edhe në ndeshjen e parë kundër Turqisë kemi krijuar raste. Ndoshta nëse do të ishte Reja do të ishte më ndryshe, mbase po. Por të merremi me faktet dhe ne duhet të shohim vazhdimësinë. Ne jemi treguar miqësor me të gjithë. Sa i përket problemeve të nxjerrë nga Turqia, Federata e tyre ka respektuar rregullat e shtetit. Për “Arenën Kombëtare” do të jetë gati në nëntor. Nuk mund të them për Andorrën apo Francën, por inagurimi final mund të jetë me Francën”, ka thënë Duka. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top