Pas largimit të Panuçit nga Kombëtarja, Shqipëria mbetet ende në kërkim të një trajneri. Mes shumë kandidatëve që u parashtruan në media, presidenti i FSHF-së, Armand Duka është duke parë edhe alternative të reja.
Sipas burimeve të “Top Channel”, Duka është takuar sot në Milano me trajnerin e njohur italian, Alberto Zakeroni. Ky i fundit ka drejtuar edhe ekipe të njohura italiane, duke filluar nga Milani, Interi, Juventusi por edhe shumë skuadra të tjera.
Pra CV-ja që ofron ky teknik premton shumë edhe për të ardhmen e Kombëtares, nëse do të arrihet marrëveshja. Në orët në vijim priten edhe të dhëna të reja, nëse Zakeroni do të pranojë të marrë Shqipërinë. /Shqiperia.ch/