
Gjatë orëve të fundit Panuçi po lidhet gjithmonë e më tepër stolin e Romës. Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, për të arritur një marrëveshje të tillë, ka ndikuar legjenda Toti dhe De Rosi.
Megjithatë, asnjë fakt nuk ka në lidhje me një kalim të tillë, ndërsa kanë mjaftuar jehona në Itali, që një gjë e tillë të merret seriozisht. Së fundmi edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka folur në lidhje me këtë temë.
Ai shprehet se ndihet i kënaqur me një gjë të tillë, pasi kjo tregon se Shqipëria ka një trajner të mirë, megjithëse nuk ka asnjë kontakt me Panuçin për të zyrtarizuar një bisedim të tillë.
:E lexova sot si lajm interesimin e Romës, por nuk e di nëse ka vërtetësi, pasi nuk kam folur me Panuccin. Nëse Roma ka interes, do të thotë që kemi një trajner të mirë, që zgjon interesin edhe të klubeve të tilla. Por duke njohur nga afër Panuccin, mund t’ju them se është mjaftueshëm serioz që të mos nisë bisedimet me klubin, pa u konsultuar më parë me ne, duke qenë se është nën kontratë.
Ma ka shpjeguar edhe se Shqipëria nuk mund të luajë atë futbollin atraktiv që Panucci kishte menduar, ashtu si në ndeshjen me Turqinë. Me Uellsin e fitoi ndeshjen duke luajtur më mbyllur dhe ndoshta ka planifikuar të luajë më i kujdesur me skuadrën. Gjithsesi kjo është çështje që ha diskutim, pasi disa vënë theksin te rëndësia e lojës së bukur, por edhe të tjerë që i japin prioritet rezultatit.
Nuk më ka ardhur mire për marrëdhënien me mediat dhe personalisht i kam bërë vërejtje. Në krahasim me trajnerët e tjerë të mëparshëm, Panucci reklamon më pak sesa ka në të vërtetë. Nuk kujdeset të bëjë promocion për veten, sesa për të bërë punën e tij, ndonëse është detyrë e tij që të vendosë në raport korrekt me median”, u shpreh Duka për “Supersport”. /Shqiperia.ch/