You are here
Home > Kombëtarja > Duka e thotë qartë në mediat turke: Nuk e humbëm shpresën, Shqipëria provon kualifikimin në Europian

Duka e thotë qartë në mediat turke: Nuk e humbëm shpresën, Shqipëria provon kualifikimin në Europian

Shqipëria nuk e ka nisur në mënyrën e duhur rrugën për kualifikueset e Europianit, por fitorja ndaj Moldavisë e kombinuar me humbjen e Turqisë në Islandë, lë të ndezur shpresën e kuqezinjve. Duke parë të gjitha ndeshjet e zhvilluara deri tani në grupin tonë, mund të thuhet lehtësisht se askush nuk e ka fitoren e sigurt në një takim që zhvillohet për 90 minuta.

Megjithëse Andorra dhe Moldavia ende nuk kanë qënë një pengesë për të mëdhatë, gjithsesi pritet që dikush prej tyre të marrë pikë jetike ndaj Kombëtareve që luftojnë për kualifikimin në Europian. Gjatë një interviste për median turke, “TRT Spor”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ka thënë të qartë se Shqipëria do të provoj kualifikimin deri në fund.

“Grupi ynë është i vështirë dhe ka shembuj që e dëshmojnë këtë gjë. Por Shqipëria do të luftojë deri në fund për t’u kualifikuar nga grupi, megjithëse e kemi nisur me humbjen ndaj Turqisë dhe më pas ishte e vështirë. Duhet të them se shpresa nuk është humbur dhe ne do e provojmë deri në fund. Është e vështirë, por shpresojmë që të dalim nga grupi. Kalendari ynë nis me përballje të vështira tani, por duhet të jemi gati për të luajtur ndaj më të mirëve”, ka thënë Duka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top