You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Duhet ta besoni! Të gjithë duart në kokë, Hasani realizon të pamundurën në Hungari(VIDEO)

Duhet ta besoni! Të gjithë duart në kokë, Hasani realizon të pamundurën në Hungari(VIDEO)

DVTK, ekipi ku aktivizohet edhe talenti shqiptar, Florent Hasani ka arritur të fitojë me rezultatin 1-2 ndaj Paks në transfertë. Si gjithmonë në ndeshjet e fundit, shqiptari ka qenë protagonist me golin e tij.

Por këtë herë flitet për një tjetër histori, pasi realizimi i Hasani i përket një tjetër kategorie. Futbollisti shqiptar nuk e ka menduar dy herë të lëshojë një predhë nga jashtë zone, që ka përfunduar në rrjetë.

I ndihmuar edhe nga pozicionimi i keq i portierit, Florenti ka bërë që të gjithë të vendosin duart në kokë. Një realizim i dalë nga hiçi, e për më tepër një kryevepër e 21-vjeçarit që i shton bukurinë kampionatit hungarez, Florent Hasani ka gjithë vëmendjen aktuale. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top