Kaosi që ka përfshirë përfaqësuesen e Danimarkës duket se nuk ka fund. Futbollistët kanë të drejta kur grumbullohen me Kombëtaren dhe nuk duan që imazhi i tyre të përdoret për sponsorizime të ndryshme, kjo mosmarrëveshje ka ndodhur me danezët.
Menjëherë pas deklaratës së UEFA-s se mund të përjashtohet nga Euro 2020, menjëherë Federata Daneze ka nisur manovrat.
Në Danimarkë është hedhur ideja që ndeshjen miqësore ndaj Sllovakisë, ta luaj me futbollistët e kombëtares së futbollit të sallës. Gjithashtu flitet se edhe për 2 ndeshjet e rradhës në Ligën e Kombeve të luaj po me këta lojtarë, duke u shmangur vendimit drastik që mund t’i vijë nga UEFA.
Për ta realizuar këtë plan, Federata e Futbollit Danez duhet të marrë autorizimin nga organi drejtuesit më i lartë i futbollit europian./Shqipëria.ch/