You are here
Home > Kombëtarja > Duhej të largohej që kur luftonte me Spanjën dhe Shqipërinë, Ventura e pranon me dëshpërim

Duhej të largohej që kur luftonte me Spanjën dhe Shqipërinë, Ventura e pranon me dëshpërim

Një nga momentet më të errta në historinë e Italisë, ishte padyshim mungesa e pjesëmarrjes në europian. Pasi zuri vendin e dytë në kualifikuese, atje ku gjendej edhe Shqipëria, trajneri Ventura dështoi në ndeshjen direkte me Suedinë, duke humbur kështu mundësinë, për të qenë protagonist në Francë.

Teksa i rikthehet pas në kohë kujtimeve, Ventura pranon me dëshpërim për mediat italiane, se duhej të largohej që në momentin kur luftonte në kualifikueset e europianit, pas asaj humbje ndaj Spanjës, ndërsa kërcënimi që vinte atëherë nga kuqezinjtë, ishte jo i vogël për vendin e dytë.

“E kemi nisur kualifikuesen e europianit me një humbje ndaj Spanjës. E parashikueshme mund të themi, sepse ata janë nga ekipet më të forta në botë. Të gjithë në atë moment po mendonim për vendin e dytë, pastaj kur e arritëm qëllimin, askush nuk po e pranonte. E kam qortuar veten shumë, për gabimet personale që kam bërë. Ndoshta duhej të isha larguar shumë kohë më parë nga drejtimi i Italisë”, u shpreh Ventura. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top