![](https://shqiperia.ch/wp-content/uploads/2018/05/kololli-768x511.jpg)
Lojtarët kosovarë dhe ata shqiptarë kanë pasur gjithmonë sukses në Zvicër, ku kanë bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe janë aktivizuar në klubet më me emër të këtij vendi. Bazeli dhe Zyrihu janë tashmë në garë të fortë për një futbollist shqiptar.
Benjamin Kololli, futbollisti i kombëtares së Kosovës, që aktivizohet aktualisht me Lozanën, po kërkohet me ngulm nga këto dy skuadra. Kololli, i cili luan si mesfushor qendre dhe i krahut të djathtë, ka bërë një paraqitje të mirë me 8 gola dhe 6 asiste në kampionat. Vlera e Kolollit sipas “transfermarkt” ka shkuar në 2.4 milionë franga.
Kosovari 25-vjeçar është në krye të listës së blerjeve për Bazelin dhe Zyrihun, por gjasat janë që të shkojë tek ekipi i Xhakës. Kontrata me Lozanën i skadon në vitin 2021, por skuadra e tij është në vend të fundit dhe do të bjerë nga kategoria, kështu që e ardhmja e mesfushorit do të jetë diku tjetër. Gjuetia për Kolollin ka filluar. / Vipsport.al