
Një nga trajnerët më karizmatik në Kosovë është pikërisht Ismet Munishi. Ky i fundit prej pak kohësh është në krye të skuadrës së Vëllaznimit, ku me këta të fundit janë kthyer tek rezultatet pozitivie.
Ditën e djeshme Munishi ishte i ftuar në emisionin sortiv “Dueli Sportiv”, ku u shpreh për ndeshjen që do të luhet midis Kosovës U-21 dhe Shqipërisë U-21, në vigjilje të eleminatoreve të Kampionatit Europian U-21. Ai u shpreh se kjo përballje do të jetë në festë e futbollit shqiptar. Në këtë sfidë do të promovohen shumë lojtarë të kampionatit shqiptar dhe atij kosovar. Trajneri shqiptar nga Kosova gjithashtu theksoi se jemi me fat që kemi dy skuadra që na përfaqësojnë.
“Do të jetë një festë e veçantë e futbollit shqiptar. Në atë sfidë do të promovohen shumë lojtarë të të dyjave kampionateve. Ne jemi me fat që kemi dy përfaqësuese. Ne që jetojmë këtu, do të bëjmë tifo për Kosovën”.
Munishi theksoi gjithashtu se mediat duhet të kenë kujdes kur të zhvillohet kjo sfidë, ku këshilloi se kjo përballje duhet konsideruar si festë dhe të mos e trajtojnë në mënyra të tjera.
“Në këtë ndeshje duhet që të kenë kujdes edhe mediat. Duhet që të merret si festë kjo ndeshje”, përfundoi numri një i pankinës së Vëllaznimit, Ismet Munishi. /Shqiperia.ch/