
Megjithëse kishin gjithë mundësitë për të shkuar dhe festuar këto pushime fundviti në vendet më ekzotike të mundshme, yjet e Kosovës janë për t’u duartrokitur.
Valon Berisha, Milot Rashica, Lirim Kastrati dhe Visar Bekaj jo vetëm që kanë zgjedhur vendlindjen e tyre, por kanë bërë edhe gjeste të mëdha. Kështu, të gjithë këta lojtarë kanë shkuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në repartin e Pediatrisë. Në rolin e “Babagjyshit” të vitit të ri, ata kanë shpërndarë dhurata për gjithë fëmijët shqiptarë që mjekoheshin në spital.
Sigurisht, një gëzim i madh ka mbushur zemrën e tyre, që për një moment e kanë harruar edhe sëmundjen që i rëndonte. Një gjest për t’u duartrokitur, ndërsa iniciativa të tilla duhet të pasohen edhe në shumë personalitete të tjera të njohura të sportit. /Shqiperia.ch/