You are here
Home > Futboll Bota > Duartrokitje! Fatkeqësisht vetëm miqësore, Latifi shtang me supergolin Bazelin (VIDEO)

Duartrokitje! Fatkeqësisht vetëm miqësore, Latifi shtang me supergolin Bazelin (VIDEO)

Bazeli ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Pushkash Akademi, në takimin e zhvilluar gjatë ditës së sotme. Flitej për një takim miqësor, ku edhe shqiptarët nuk mungonin në fushën e lojës.

Sigurisht që nga Bazeli nuk ka shumë nevojë për informacione të mëtejshme sa i përket shqiptarëve, por ajo që nuk duhet të harrojmë, është që me ekipin hungarez aktivizohet edhe Liridon Latifi. Futbollisti shqiptar ka lënë pas një dëmtim të rëndë që i ka kushtëzuar karrierën e tij, madje duke i mohuar edhe Kombëtaren.

Tashmë ish-futbollisti i Skënderbeut duket se ka arritur nivelin më të mirë, ndërsa këtë gjë e ka treguar duke dhuruar një perlë ndaj Bazelit. Goli i vetëm nga Pushkash Akademi, ka ardhur falë ekzekutimi të mrekullueshëm të goditjes së dënimit, që është dërguar në cepin e rrjetës nga ana e Latifit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top