
Shqipëria një vend i vogël, por që i ka dhënë skenës europiane të futbollit kaq shumë figura, nga të gjitha llojet. Nëse flasim për lojtarë, Lorik Cana iu kujtohet me patjetër sportdashësve europianë. I pari futbollist që ka kaluar me shirtin e kapitenit nga një ekip në tjetrin dhe kjo nuk është pak. Për të vazhduar me kampionatet ku ai ka luajtur, nga më elitaret e deri në Premier League, në shumicën e rasteve si kapiten sigurisht.
Nëse flasim për tranjer, me siguri Besnik Hasi iu kujton diçka. Legia Varshav, Olimpiakos dhe Anderleht. Dy të parat kishin kohë pa e provuar Championsin dhe Hasi ia ktheu shijen me rastin e parë që iu dha. Sa i përket Anderlehtit, Hasi i siguroi një kampionat më shumë në Belgjikë teksa e merr nga duart e “ferrit”.
Por nuk ndalemi këtu. Nëse flasim për drejtor sportiv, ne kemi më të mirin në Itali, Igli Taren. Sigurisht Igli pati dhe një karrierë për t’u admiruar për atë kohë edhe si lojtar, megjithëse nuk arriti të ngrihej kurrë në lartësinë e drejtorit sportiv. Një fizik si Tare nuk mund të ishte kurrë një më shumë në fushën e blertë, teksa ishte një nuhatës i mirë i golit dhe pika e tij më e fortë patjetër… lufta në ajër.
E për ta përfunduar me kulmin sportiv të Tares, e cila nuk përfundoi kurrë edhe pas largimit nga fusha e blertë. Sa shumë suksese dhe sa ndihmë për Shqipërinë në këtë pozitë. Edhe pse Etrit Berisha mund të jetë një nga portierët më të mirë që ne kemi pasur, marrja e tij nga një klub si Kalmari, ku më popullore është peshkimi sesa futbolli, ishte një bast më shumë se i guximshëm, fundja vetëm Tare mund ta bënte. Për të vazhduar me Lorikun, vërtet Cana nuk do e kishte shumë problem gjetjen e një klubi, por në atë kohë me karakterin e fortë të Lorikut, pak kush prej ekipeve do të dëshironte ta vazhdonte lojën me “10 lojtarë”. Sërish Tare guxoi duke e perfeksionuar kështu Canën në aspektin e mbrojtjes e duke e sjell në elitën e futbollit italian.
Sa shumë shqipëtarë të sjell edhe në Primavera, emrat janë pafund ndërsa Strakosha i’a doli të jetë dhe titullar në ekipin e parë. Që nga koha kur Tare ka mbërritur në Lacio si drejtor sportiv, Lacio nuk ka bërë kurrë pa një shqipëtarë në ekip. Flasim për ekipin plot histori të kryeqytetit që gjithmonë lufton me skuadra më të mira në Itali.
A janë të mjaftueshme? Igli Tare është shprehur: “Do të doja të shikoja më shumë shqipëtarë këtu, por nuk ma lejon ambjenti”. Sigurisht dhe miti i shqipëtarëve në Itali si kriminela, vrasës e shumë epitete të tjera ndikojnë në paragjykimin se ne kemi pak lidhje me fushën tjetër. Pra shqipëtarët po vijnë këtu nga Tare, jo sepse e meritojnë, pavarësisht se e vërteta është krejtësisht ndryshe, ose të paktën kështu dëshirojmë ne të jetë.
Në një intervistë për Sonila Meco, shumë kohë më parë në “Agon Channel”, ai u shpreh: “Kam kasetën e Shqipëri-Greqi (2-1). Kushdo vjen në zyrën time, i’a kujtoj me krenarinë më të madhe”.
Por lacialët nuk kanë “gojë” të ankohen për të. Shtypi dhe kritika italiane e nxorrën atë pak kohë më parë si drejtorin sportiv më të mirë në Itali. Milinkovic-Savic, Keita, Biglia, Anderson dhe emrat nuk mbarojnë kurrë. Për t’i pasur në zotërim këta lojtarë, Igli ka paguar “rëndomtë” 2 milionë, 3 milionë deri në 16 të tilla, ndërsa vlera e tyre arriti në treg deri në 120 milionë euro. Nxjerr lojtar nga hici për t’i bërë të mëdhenj. Nuhatja e Tares vazhdon, por sa krenar jemi ne për të. /Klaudio Ndreca- Shqipëria.ch/