
Të jesh përkrahë Kombëtares, kur ajo është në momentet më të mira, këtë mund ta bëjnë të gjithë. Por të jesh pranë saj kur ajo vuan dhe nuk është atje ku duhet, atëherë ky është padyshim tifozi besnik për të cilin Shqipëria ka nevojë.
Këta janë tifogrupi i “Arpagjikt” të Prizrenit, të cilët kanë bërë shumë kilometra për të qenë të pranishëm në “Elbasan Arena” për të parë më nga afër Shqipërinë. Si ata nuk do të jenë të shumtë në ditën e sotme, për të mos thënë që do të jenë të vetëm.
Keqardhje për këtë numër të paktë që Shqipëria do të ketë në ditën e sotme, por nga ana tjetër, këtu shohim edhe mbështetësit e vërtetë të Kombëtares, të cilët nuk e braktisin atë për asnjë arsye. Tifozët nga Prizreni janë një prej tyre dhe për këtë meritojnë vetëm duartrokitje. /Shqipëria.ch/