
Hanoveri do të ndeshet në transfertë këtë javë në Bundesligë, atje ku do të përballet me Leverkusenin. Ekipi i Hanoverit, atje ku luan edhe talenti shqiptar, Florent Muslija, vinte pas 4 humbjeve rresht.
Megjithatë, në javën e fundit ata kanë marrë fitoren që i rikthen disi qetësinë, duke ia dalë me rezultatin 3-1 ndaj Shtutgartit. Situata tashmë rikthehet sërish në pikën zero për trajnerin e Hanoverit, që ka në pikëpyetje gati një formacion me lojtarë për Leverkusenin. Shumë lojtarë të dëmtuar nga ana e klubit të Hanoverit, të cilët nuk janë të garantuar për takimin e radhës.
E megjithatë, qetësia rikthehet në vend kur në krahun e sulmit është një ardhme e ndritur, Florent Muslija. Vetëm 20 minuta iu deshën këtij futbollisti, që të realizonte një perlë nga goditja e dënimit në ndeshjen mes Gjermanisë U-20 dhe Zvicrës U-20. I pyetur në konferencë në lidhje me këtë futbollist, Breitenreiter është shprehur: “Ai realizoi në mënyrë vërtet shumë të bukur. Megjithatë nuk ishte vetëm ajo, ka bërë edhe shumë gjëra të tjera të bukur gjatë lojës”, shprehet trajneri i Hanoverit, që e projekton Muslijan si titullar për takimin e radhës. /Shqiperia.ch/
Florent Muslija zeigt, was in ihm steckt. Für die DFB-Junioren, trifft er zum zwischenzeitlichen 3:0 per Freistoß.#H96
⚫️⚪️? pic.twitter.com/926k1mRUwT— Ninety-six (@NinetySix_Edits) October 16, 2018