
Goli më i komentuar në ditën e djeshme në Serinë B të kampionatit italian, ka qenë padiskutim realizimi i parë i Palermos. Këta të fundit kanë fituar me rezultatin 3-0 ndaj Askolit, në një takim që nuk e vendosën asnjëherë në diskutim.
Një dorë e madhe u erdhi edhe nga portieri i Askolit, që e shfrenoi imagjinatën. Pasi kërkoi të “gënjente” sulmuesin kundërshtar që vinte me shpejtësi për t’i rrëmbyer topin, Perucchini ia arrin deri diku, derisa ngatërrohet me këmbët e tij.
Topi përfundon aksidentalisht në rrjetën e tij, me gardianin italian që demoralizohet dhe nuk i beson syve. Futbollistët e Askolit i shkojnë më afër për ta motivuar dhe për ta ngritur Perucchinin, që me duart nuk kokë ende nuk e kupton atë që ndodhi. Stadiumi? Mes të qeshurave dhe festës, nuk dihet saktësisht raporti i një goli që mund të shihet vërtet shumë rrallë. /Shqiperia.ch/