
“Kërkoj një projekt të madh, kjo është arsyeja që nuk kam vendosur ende”, shprehej gjithmonë De Biazi kur pyetej për vazhdimin e karrierës si trajner, duke pretenduar emërimin në një prej kampionatëve elitare në Europë. Tashmë më shumë mund ta quajmë si analist, pasi detyrën kryesore e ka harruar që me Shqipërinë.
Ajo aventurë te Alaveshi do të zgjaste fare pak dhe prej asaj eksperience të mbyllur, asgjë tjetër konkrete nuk ka ardhur për italianin. Shumë zhurmë mediatike dhe dyer që mbylleshin në minutën e fundit, ashtu siç edhe do i mohoej e drejta për të marrë Poloninë.
Së fundmi “Tuttmercatoëeb” raporton se De Biazi është shumë afër skuadrës iraniane të Persepolis. Sigurisht që ky nuk është përfundimi i menduar i trajnerit italian, që duke parë të gjithën këtë, është personi i parë që lutet dhe sjell ndërmend kujtimet e bukura me Shqipërinë. /Shqiperia.ch/