You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Drita e shfrenon imagjinatën me merkaton, kërkoi lojtarin që e bëri kapiten Panuçi te Shqipëria

Drita e shfrenon imagjinatën me merkaton, kërkoi lojtarin që e bëri kapiten Panuçi te Shqipëria

Drita e ka shfrenuar imagjinatën në merkaton e janarit, teksa ka ideuar edhe transferimin e futbollistit të Shqipërisë, Jahmir Hyka. Flasim për lojtarin që Panuçi i dha shiritin e kapitenit pak kohë më parë, përpara se të bëhej votimi për të zgjedhur Mavrajn.

Hykës i është ofruar një kontratë për katër muaj me pagë prej 10 mijë euro për muaj, por që nuk është pranur nga ana e lojtarit. Këtë tratativë e ka publike një prej drejtuesve të Dritës, Valon Zymberi. Ai ka treguar për “Kallxho.com” se presidenti i klubit, Valon Murseli ka biseduar me Hykën për ta afruar në skuadër.

“Nuk ka pasur ndonjë takim zyrtar. Presidenti Valon Murseli dhe Hyka janë miq të mirë. Nuk është problemi te çështja e pagës, por problemi është që sa i përket Hykes liga e Kosovës për karrierën e tij. Gjithçka është biseduar miqësisht. Nëse ai pranon të luaj në Kosovë, është nder për ne, por që interesi i tij nuk është të luaj në Kosovë”, u shpreh Zymberi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top