
Migjen Basha arriti t’i mbijetonte ambientit të ashpër dhe aspak të miqësor te Arisi, që e bëri Mërgim Mavrajn pa kaluar shumë muaj. Megjithatë edhe për mesfushorin shqiptar ka probleme, pasi nuk vlerësohet maksimalisht për aftësitë e tij.
Në pjesën e dytë të sezonit ka qëndruar gjatë në stol, ndërsa u përfol edhe për një largim të mundshëm. Por vetë mesfushori ka deklaruar se do të qëndrojë në Greqi. Duke parë edhe moshën e tij, do të ishte e vështirë që t’i besonte një tjetër ekip që luan në elitën e futbollit europian.
Tashmë nga mediat greke vjen raportimi se drejtuesit grek të Arisit e kanë thirrur menjëherë në zyrë Migjen Bashën. Atje është folur për përshtatjen e re të kontratës, e cila nuk dihet nëse do të pranohet nga mesfushori i Shqipërisë, ndërkohë që kjo skuadër do të luaj edhe në “Europa League”. /Shqiperia.ch/