You are here
Home > Futboll Bota > Drejtori i përgjithshëm i Crevena Zvezdës i hedh “benzinë zjarrit”: Shaqiri? Le të vijë njëherë

Drejtori i përgjithshëm i Crevena Zvezdës i hedh “benzinë zjarrit”: Shaqiri? Le të vijë njëherë

Xherdan Shaqiri morri vëmendje të madhe në fazën e grupeve të Botërorit dhe u kthye në një objekt diskutimi, teksa festimi i tij me shqiponjë u prit në mënyra të ndryshme.

Tashmë është shorti i “Champions League” që i rezervon mesfushorit shqiptar një tjetër përballje me serbët, por këtë herë në nivel klubesh. Ekipi i Liverpulit, pjesë e së cilës është dhe Shaqiri, do të udhëtoj në transfertë ndaj Crevena Zvezdës.

Në një intervist të gjatë për “Kurir”, drejtori i përgjithshëm i ekipi serb, Zvezdan Terziç nuk ka lënë pa përmendur edhe çështjen “Shaqiri”, sa i përket një provokimi të mundshëm që mundet të vijë nga ky i fundit.

“Nuk e besoj se do bëj një provokim. Ai do të jetë shumë i ngarkuar psikologjikisht, sepse e di se ku do të vijë. Ai e di se ne jemi simboli i Serbisë. Megjithatë unë nuk kam informacione nëse Shaqiri do të udhëtoj në këtë transfertë. E nëse vjen, atëherë do të pritet si të gjithë të tjerët. Megjithatë unë kam dyshime”, ka thënë Terziç, duke lënë të nënkuptohet “frikësimin” e futbollistit shqiptar nga ambienti që e pret në Serbi. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top