
Arisi është eliminuar me dramë nga “Europa League” ndaj Moldes. Pavarësisht se do të fitonin me rezultatin 3-1 pas 120 minutave, grekët nuk do të jenë pjesë e kompeticionit europian. Takimi i parë ka përfunduar 3-0 në favor të Moldes, ndërsa të njëjtat shifra u kthyen në favor të skuadrës së Bashës në mbrëmjen e sotme.
Trajneri i Arisit, Pantelidis, e ka përjetuar aq shumë këtë përballje aqsa ka shpërthyer në lot kur ekipi i tij realizoi golin e tretë në minutat e fundit të kohës së rregullt. Por lotët e gëzimit do të kthehen në dëshpërimi, pasi parabola e Bollyt do të vendoste edhe kualifikimin e Moldes në minutën e 105’. Vetëm një minutë përpara këtij realizimi, do të aktivizohej edhe Migjen Basha në fushën e lojës. /Shqiperia.ch/