Entela do të luajë një ndeshje shumë vendimtare në ditën e nesërme, teksa do të përballet me Frosinonen 41-të të Serisë B.
Ekipi i Alijit dhe Llullakut gjendet në zonën e ftohtë dhe sipas të gjitha gjasave, pritet të rrëzohet në një kategori më të ulët. Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit, Entela është e dënuar për t’i fituar të dyja këto takime dhe të presë gabimin e rivalëve.
Megjithatë duke marrë për bazë emrin e kundërshtarit të radhës dhe gjendjes së Entelës, një mrekulli nuk ekziston për skuadrën e legjionarëve të Kombëtares. Në konferencën për shtyp përpara kësaj ndeshje, trajneri i Entelës, Gennaro Volpe është shprehur:
“Frosinone është një skuadër e mirë dhe që pritet të shkojë në Serinë A, por ne do të provojmë të japim zemrën në fushën tonë. Duhet të japim gjithçka nga vetja jonë, që ta dalim nga fusha e blertë pa asnjë pendim. Kjo është Seria B dhe kampionati që ne na vjen përshtat. Tashmë do të luajmë finalen dhe ndeshjen e fundit të jetës, pasi nuk do të ketë një tjetër”, është shprehur Volpe. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/