
Një dramë e vërtetë ishte ajo e takimit mes Mallorkës dhe Albasates. Futbollisti i ekipit të Mallorkës, Xisco Campes, përfundoi pa ndjenja pas përplasjes në ajër me Rei Manajn.
Jo pak, por më shumë se dy minuta, futbollisti Campes nuk po jepte asnjë reagim, për të treguar sadopak se ishte në gjendjen e duhur. Mjekët u shtangën të gjithë fillimisht, kur panë gjendjen e futbollistit, por ndërhynë menjëherë duke e sjellë atë në jetë.
Sa shumë pranë i ka shkuar tragjedisë Rei Manaj. Stadiumi nisi ta thërras “vrasës”, megjithëse futbollisti shqiptar kishte aspak faj në gjithë atë që ndodhi. Sikur gjërat të shkonin edhe më keq, atëherë e gjitha kjo ngjarje do të ndikonte aq shumë në karrierën e sulmuesit shqiptar. /Shqipëria.ch/