
Kur Kristiano Ronaldo i Shqipërisë, ose më saktësisht Valdet Rama luante me Kombëtaren, tifozët kuqezinjë nuk e vrisnin shumë mendjen: “Nuk ka problem, kemi Ramën”.
Kombëtarja shqiptare nuk ka pasur thuajse asnjëherë futbollist që të zgjidhnin ndeshjen të vetëm, por Valdeti këtu bënte përjashtim, pasi këtë gjë e ka arritur disa herë, në klub dhe Kombëtare. Mjafton që të kishte topin përpara këmbëve dhe pastaj “vallëzonte” me të. E vetmja e metë e këtij futbollisti, ishte se shpeshherë harronte të pasonte edhe te shokët e skuadrës.
Një kulm mund të cilësohet ajo arritje te Valladoid, teksa Rama luante në elitën e futbollit spanjoll. Në klubin e Valladoid nuk aktivizohet gjithmonë si titullar, po në ato pak shanse që i jepeshin, e tregonte gjithmonë vlerën e tij.
Nga Munchen 1860, te Kicker, për të përfunduar në Kinë me YB Funde, ndërsa tashmë është një lojtar pa ekip. Të gjithë me të njëjtën pikëpyetje në kokë: “Çfarë ndodhi me Valdet Ramën”?
Për momentin, nuk e kemi ende përgjigjen… /Shqipëria.ch/