You are here
Home > Kombëtarja U-19 > Doli nga Shqipëria/ I merr zvarrë nga mesfusha, Bozhanaj bën spektakël me Napolin(VIDEO)

Doli nga Shqipëria/ I merr zvarrë nga mesfusha, Bozhanaj bën spektakël me Napolin(VIDEO)

I dalë nga të rinjtë e Dinamos, Kleis Bozhanaj po shkëlqen me Empolin në Itali. Bëhet fjalë për U-19 e kësaj skuadre, por nuk është e largët dita e debutimit në Serinë A me ekipin e parë.

Deri tani, mesfushori me tipare sulmuese ka shënuar dy gola dhe dhënë tre assist. Ai ka shënuar dje ndaj të rinjëve të Napolit, ku tregonte gjithë klasin e tij në minutën e fundit të ndeshjes. Me një veprim individual e duke i kaluar të gjithë kundërshtarët nga mesfusha, futbollisti në fjalë nuk e ka pasur të vështirë të dërgoj topin në rrjetë.

Bozhanaj bën pjesë e Shqipërisë U-19 dhe është një nga lojtarët që duhen ndjekur me vëmendje, pasi premton vërtet shumë me të ardhmen e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top