Oliver Drost, është lojtari i cili pretendon se është kërcënuar nga Adolfo Sormani, trajneri i legjionarit të kombëtares Ylber Ramadanit. Një situatë e pakëndshme ishte ajo e ndodhur përpara pak javësh në ndeshjen AC Horsens dhe Vejle, teksa në nerva e sipër Sormani ka pasur “shkëndija” me futbollistin kundërshtar, Drost.
Situata ka mbërritur deri aty, aqsa ekipi i Horsens pretendon se futbollisti i tyre është kërcënuar me vdekje nga ana e trajnerit italian. “Do të të vras”, këto janë fjalët që duken se dalin nga goja e Sormanit, edhe pas përsëritjes së kësaj situate disa herë në pamjet vizive.
Klubi danez i Horsens, kishte “denoncuar” trajnerin Sormani, për kërcenimin që i kishte bërë lojtarit të tyre. Megjithatë Komisioni i Displinës vendosi të mos e hapte fare këtë çështje, duke mos e marrë në konsideratë.
Në lidhje me këtë temë të nxehtë, reagoi edhe vetë trajneri Sormani, që e mohon një “kërcënim” të tillë, teksa shprehet se thjeshtë i ka kujtuar futbollistit kundërshtar, faktin se një ndeshje e ngjashme do të luhej edhe në stadiumin e Vejles.
“ Jo, jo jo… Unë thjesht i thashë atij që do të vijë edhe tek stadiumi i Vejles. Ne do të shihemi bashkë atje dhe nuk do ta harrojmë atë c’ka bëri ai. Me respekt, por unë nuk kam arsyje për ti kërkuar falje”, tha Sormmani për “Exrtra Bladet”. /Shqipëria.ch/