
E gjithë historia e Elseid Hysajt për transferimin në merkaton e verës, është kthyer si loja e dashurisë me petalet e trëndafilit.Vetëm se më një ndryshim të vogël, ku zgjedhjet janë: “Do të shkoj, nuk do të shkoj”.
Shumë ekipe kanë qënë në garë për mbrojtësin shkodran, por zgjedhjet po mbarojnë. Së fundmi një tjetër petale është hequr përfundimisht, pasi Totenhemi nuk do të jetë destinacioni i ri për Hysajn.
Ky i fundit nuk ka mundësinë për të arritur në “Premier League”, pasi merkato atje u mbyll në ditën e sotme rreth orës 19:00. Dy zgjedhjet e fundit kanë mbetur mes Romës dhe Juventusit, nëse nuk do të qëndrohet sërish te Napoli. /Shqiperia.ch/