You are here
Home > Kombëtarja > Do të nisë aventurën e re në Suedi, Asani: Ftesën e Shqipërisë e pres gjithë jetën

Do të nisë aventurën e re në Suedi, Asani: Ftesën e Shqipërisë e pres gjithë jetën

Sa shumë që do të na mungojë Jasir Asani! Këtu nuk po flasim për klubin e Partizanit, por për elitën e futbollit shqiptar, pasi ishte një sulmues që bënte diferencën në elitën e Superiores. Një futbollist që nuk kishte frikë për të hyrë në driblime dhe për të dhuruar spektakël, ndër të paktët me këto karakteristika.

Por gjithçka në jetë është e përkohshme dhe Asani duhet të nisë një tjetër aventurë. Partizani i dha gjithçka dhe e rriti në karrierë, ndërsa tani është koha për t’i dhënë një…”mirupafshim”. Kjo pasi fjala “lamtumirë” nuk mund të thuhet, duke parë momentet e bukura që ka kaluar Asani në këtë vend. Gjasat janë që këtë futbollist ta shohim sërish në Tiranë dhe i veshur me ngjyrat e kuqe pas disa kohësh, por jo me klubin e Partizanit, po flitet për Kombëtaren. Një rrëfim të gjatë ka dhënë Jasir Asani për “Sport Ekspres”, ku na tregon gjithçka.

Kur i kthehesh mbrapa gjithë eksperiencës, sa shumë të ka ndihmuar për t’u rritur aventura te Partizani?

Normalisht që më ka rritur shumë Partizani, më ka ndihmuar pafund dhe asnjëherë nuk do ta harrojë këtë klub. Këtu flas për ndihmën që më ka dhënë, prandaj do jem gjithmonë për të pranë kur të ketë nevojë për mua.

Nëse do të veçoje momentin më të bukur që ke kaluar deri tani te Partizani, për një ndeshje të fituar apo gol të shënuar, cili do të ishte ai?

Ka pasur shumë, vërtet. Por momenti më i bukur ka qenë kundër Kukësit kur kam shënuar nga penalltia sepse na kanë munguar disa lojtarë dhe më në fund ia kemi dalë. Momente të bukura ka pasur që kur ka filluar kampionati në fakt.

Derbin e fundit në një stadium si të luante Kombëtarja, nuk ishe në fushë. Sa po të “hanin këmbët” aty dhe çfarë ishe duke menduar në ato momente?

Derbin e fundit nuk kam luajtur fare sepse trajneri vendosi që të mos jem në formacion. Por unë isha në këmbë gjithë kohën dhe prisja që të më fuste në fushë, që të luaja një ndeshje të tillë. Isha shumë i mbushur me emocione dhe doja të jepja dhe shpirtin në fushë. Por futbolli i ka këto gjëra. Gjithsesi do të jetë një peng i madh për mua sepse nuk kam luajtur në një fushë ku atmosfera ishte e bukur shumë në maksimumin e saj.

Historia me Lerdën tashmë është konsumuar shumë, por për ta thënë shkurtimisht:”E njohu Lerda ndonjëherë Asanin e Partizanit?”

Historia ime me Lerdën mbaroi sepse ai iku dhe tani jam fokusuar te ndeshja e radhës. Kemi Kalarin që do të na ndihmojë shumë sepse e njeh ekipin. Besoj se do kemi shumë sukses bashkë me Kalarin.

Flasim pak për trajnerin e ri të Partizanit. A mendon se Skënder Gega e ka mundësinë ta rikthej Partizanin kampion?

Unë para pak ditësh kam folur me Gegën. I kam thënë se je trajneri i duhur për Partizanin dhe nëse të vjen oferta nga klubi dua ta pranosh sepse Partizani është klubi i tij. Besoj se Gega do ta pranoj me gjithë qef ofertën e Partizanit, po është klubi që bën zgjedhjen. Për mendimin tim, do të ishte personi i duhur.

Oferta nga AIK. E ke pranuar menjëherë apo e mendove gjatë?

Normale që AIK është një klub i madh. Mendova disa herë dhe i thashë familjes që dua të provoj një eksperienc të re. Familja më këshillojë ta pranojë, në bazë të dëshirës sime. Pastaj fola me menaxherin dhe nisin kontaktet.

A do të jetë kjo trampolina jote drejt Kombëtare?

Them se kjo ditë do të vijë shumë shpejt që të luaj për Kombëtaren kuqezi, pasi dëshira ime është që të luajë për Kombëtaren e vetme dhe do e pres deri në fund të jetës ftesën.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top