You are here
Home > Bundesliga > Do të luajnë ndaj Dortmundit “të tmerrshëm”, trajneri: Përse jo edhe Rashica? Të vendos ndeshjen

Do të luajnë ndaj Dortmundit “të tmerrshëm”, trajneri: Përse jo edhe Rashica? Të vendos ndeshjen

Pas shumë peripecive të kaluara me klubin e Werder Bremenit, më në fund Milot Rashica po merr vlerësimin e merituar në Gjermani. Futbollisti shqiptar konsiderohet si një pjesë e rëndësishme e skuadrës, në prag të hapjes së merkatos dimërore që fillimisht i lëkundte jo pak pozitat.

Ai aktivizim nga minuta e parë ndaj Dusseforldit, ka ngrohur edhe tifozët, të cilët e kërkojnë në skuadër si titullar dhe që të ketë sa më tepër hapësirë për Rashicën. Ndeshja e rradhës për Werderin do të jetë shumë e vështirë, pasi do të luajnë ndaj Dortmundit “të tmerrshëm”.

Këta të fundit nuk duken të kenë rival në këtë sezon, ndërsa do të tentojnë surprizën e madhe për t’i marrë sundimin Bajernit. Trajneri i Werderit, Kohfeld është shprehur se Rashica mund të jetë titullar në këtë takim.

“Shanset e Rashicës janë të mëdha ndaj Dortmundit. Përse mos ta nisë si titullar? Kur ai ka topin, është si një lojtar që ti ke nevojë aq shumë për të dhe mund të zgjidh ndeshjen”, është shprehur tekniku gjerman. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top